Champions/ Nuk ka mëshirë për spanjollët, PSG turpëron Villarrealin, Bayerni mposht Atleticon në shtëpi
Nuk ka fitues në sfidën përmbyllëse të javës së 32 të Kategorisë Superiore mes Partizanit dhe Bylisit, pasi në Arenën e Demave kjo ndeshje u mbyll me barazimin 1-1.
Bylisi e befasoi Partizanin teksa që në minutën e dytë zhbllokoi rezultatin me debutuesin Ferreira duke shfrytëzuar një gabim të Të Kuqve. Por nuk vonoi shumë dhe në minutën e 19, Partizani arriti të barazojë shifrat në 1-1 me Isgandarli me penallti të fituar nga ai vetë, një 11 metërsh që u akordua pasi episodi u verifikua në sistemin VAR. Pjesa e parë u mbyll me barazimin 1-1.
Në pjesën e dytë, Partizani mbeti me 10 futbollistë pasi Ismaili u ndëshkua me karton të kuq sepse preku topin me dorë me dashje. Në fillim arbitri i tregoi kartonin e verdhë futbollistit të Partizanit, më pas e verifikoi episodin në sistemin VAR dhe ngjyra e kartonit u shndërrua në të kuqe. Pas këtij momenti historitë e ndeshjes nuk ndryshuan më me skuadrat që morën nga 1 pikë që nuk i shërben asnjërës pasi Partizani mbetet jashtë zonës Final Four edhe për këtë javë teksa shkon në 45 pikë, ndërsa Bylis është në vendin e parafundit me 32 pikë po aq sa edhe Vora dhe Tirana.
Top Channel