Abissnet Superiore/ Mbyllet java e 32-të, rihapet gara për titullin dhe zien fundi i klasifikimit
Juventus mori një fitore të rëndësishme këtë fundjavë në Serie A teksa mposhti Bolognan me rezultatin 2-0.
Sfida nisi në mënyrë perfekte për Juventusin që gjeti golin në më pak se 2 minuta me Jonathan David pas një asisti të Kalulu me bardhezinjtë që morën avantazhin në 1-0. Pas këtij goli Juventus pati shanse me Conceiçao dhe David, ndërsa Holm goditi tramverën.
Pas pushimit të ndeshjes Zonja e Vjetër gjeti edhe golin e dytë këtë radhë me Kephren Thuram duke e çuar rezultatin në 2-0 që i dha më shumë qetësi skuadrës së Spallettit. Në minutat e mbetura historitë e kësaj ndeshjeje nuk ndryshuan më me Juventusin që mbylli këtë sfidë 2-0 me bardhezinjtë që përforcojnë pozitat në vendin e katërt duke iu shkëputur Comos në 5 pikë, ndërsa Bologna mbetet me 48 pikë.
Top Channel