Bordi i Transparencës ndryshon sërish çmimet, rritet nafta dhe benzina
Partizani duket në ditë të vështira dhe këtë e vërtetoi edhe në ndeshjen e djeshme kundër Bylisit, kur nuk shkoi më shumë se një barazim 1-1 dhe humbi një shans të mirë për të qenë mbi Dinamon në garën për vendin e katërt.
Pas ndeshjes, tifozët kanë qenë jo pak të acaruar për rezultatin, sidomos prej faktit që është ndeshja e pestë radhazi pa fitore në kampionat dhe për më tepër që kjo formë vjen para ndeshjes derbi me Tiranën.
Trajneri Kërnaja nuk ka nguruar të afrohet në tribunën përballë dhe t’u japë llogari tifozëve, teksa përveç vendit të katërt, u ka premtuar atyre edhe fitoren në derbin me Tiranën, që do të luhet më 25 prill në orën 19:00.
Gjatë këtij momenti, siç duket edhe në video, afrohen dy mesfushorët Kamer Qaka dhe Valentino Murataj, të cilët mundohen ta shkëpusin trajnerin nga kjo bisedë delikate dhe e sikletshme me tifozët. Trajneri i takon të gjithë dhe largohet.
Top Channel