Portugali, Mourinho fiton ndeshjen e madhe dhe bën show-n e tij të zakonshëm; gjesti i Special One bëhet viral(VIDEO)

20/04/2026 10:19

E diela ishte dita e Jose Mourinhos. Benfica e tij fitoi derbin me Sporting Lisbonë në transfertë dhe trajneri 63 vjeçar bëri show-n e tij pas përfundimit të kësaj sfide.

Fillimisht, Mourinho tregoi inicialet e emrit, JM, që ishin në bluzën e tij dhe më pas preku kokën e tij me një gisht dhe ky veprimi i trajneri luzitan u bë menjëherë viral në rrjetet sociale..

Pas kësaj ndeshjeje Benfica vazhdon të mos njohë humbje në kampionatin portuges pas 30 ndeshjeve dhe tani e sheh veten në vendin e dytë pas Portos së Fariolit që është në krye

VIDEO E MOURINHOS

Top Channel