Debutim katastrofik i Gattusos, Mantova eliminon Lazion nga Kupa e Italisë
Andi Ribaj është përzgjedhur si trajneri më i mirë i javës së 32 të Kategorisë Superiore. Ky është verdikti i dhënë nga trajnerët e ekipeve kombëtare për vlerësimet e javës së 32 të kampionatit ku ajo që spikati ishte pikërisht fitorja e Flamurtarit në transfertë ndaj Egnatias 2-0
Po kështu trajnerët e ekipeve kombëtare kanë përcaktuar edhe formacionin e javës ku është aplikuar skema 4-2-3-1. Në portë është zgjedhur portieri Harizaj pas barazimit 0-0 ndaj Vllaznisë. Në mbrojtje janë përfshirë Denis Gurishta (Vllaznia), Sembene (Partizani), Klevis Kasa (Elbasani) dhe Faton Neziri (Dinamo City).
Për repartin e mesfushës përpara mbrojtjes janë përzgjedhur Abbas (Elbasani) dhe Patrik Myslovic(Tirana), ndërsa më të avancuar janë Camara (Bylis), Mario Barjamaj (Vora) dhe Erald Maksuti (Flamurtari) në mbështetje të qendërsulmuesit të Flamurtarit, Bintsouka.

Top Channel