Botërori 2026, FIFA, rregulla më të ashpra për mbajtjet nga fanelat… 13/05 15:40
Juventus bën homazh në nder të Alex Manninger, ish portierit bardhezi në 2008-2012 i cili mëngjesin e së enjtes humbi jetën në një aksident tragjik rrugor.
Klubi vendosi që të vendosë fanelën ‘Manninger 13’ në dhomën e zhveshjes së skuadrës në Allianz Stadium, ndërkohë që 3 portierët Di Gregorio, Pinsoglio dhe Scaglia veshën një fanelë për të nderuar Manninger gjatë fazës së nxemjes përpara ndeshjes me Bolognan.
Më pas pak para startit të ndeshjes, u rezervua një homazh edhe në fushën e lojës me Buffon dhe Bonuccin që vendosën një buqetë me lule.
Ciao Alex. ❤️ pic.twitter.com/2Pr3y1bOFJ
— JuventusFC (@juventusfc) April 19, 2026
Top Channel