Najada Konomi, ish-banorja e “Big Brother 1” , është rikthyer pas shumë vitesh në media në një intervistë për “Goca dhe Gra”.
Ajo ka treguar periudhën pas përfundimit të programit televiziv, në të cilin pati një histori dashurie me Olsi Mingomataj, për të cilën u përfol shumë.
Noçja ka treguar se njerëzit e pyesnin se ku ishte Olsi, kur e shihnin vetëm në rrugë.
“Ka qenë ndryshe në Big Brother-in e parë, ne ishin shumë naivë. Ishim shumë të papërgatitur, por atë bujën e madhe që bëri, të gjithë njerëzit na ndalonin. Nëse do të më shihnin vetëm do të pyesnin për personin tjetër, se ku është. Mua më pyesnin për Olsin, ndërsa Olsin e pyesnin ku e ke Noçen. Unë jam shumë tip që më pëlqen të tërheq vëmendjen. Muajt e parë ishte ashtu, më pas doja privatësinë time“, tha ajo.
Top Channel