Dyshohet për vrasjen e një 14-vjeçarje, arrestohet këngëtari i njohur amerikan

17/04/2026 09:41

Këngëtari i njohur amerikan D4vd është arrestuar, nën dyshimin për vrasjen e një vajze adoleshente të zhdukur vitin e kaluar.

Sipas autoriteteve, 21-vjeçari, emri i vërtetë i të cilit është David Anthony Burke, po mbahet në paraburgim pa të drejtë lirimi me kusht.

Si ndodhi ngjarja?

Ngjarja lidhet me zhdukjen e 14-vjeçares Celeste Rivas Hernandez, mbetjet e së cilës u zbuluan më 8 shtator 2025 në një makinë Tesla, ku dyshohet se i përket të riut.

Trupi i dekompozuar u gjet në bagazhin e përparmë të automjetit. Sipas mjekut ligjor, vajza mund të ketë qenë e vdekur prej disa javësh, ndërsa shkaku i vdekjes ende nuk është përcaktuar.

Adoleshentja ishte raportuar e zhdukur në prill 2024 nga familja e saj në Lake Elsinore. Rasti ka tërhequr vëmendje të madhe në internet për shkak të mungesës së informacionit dhe lidhjes së mundshme me artistin e hitit “Romantic Homicide”.

Pas zbulimit të trupit, D4vd anuloi turneun botëror dhe u tërhoq nga jeta publike. Ai u përjashtua gjithashtu nga bashkëpunime me marka të njohura dhe projekte muzikore.

Ndërkohë, përfaqësuesit e artistit kanë deklaruar më herët se ai ka bashkëpunuar me autoritetet, por deri tani nuk ka reaguar publikisht për arrestimin.

Top Channel