Në 20-vjetorin e Urdhrit të Farmacistëve ku përveç aktorëve të farmaceutikës mori pjesë edhe ministrja e Shëndetësisë u hodhën ide dhe u kërkua bashkëpunim në ndryshimet që po bëhen në përafrimin e ligjit të barnave me legjislacionin evropian, por pa lënë në hije problemet që hasen sot.
“Nuk dimë kur ndryshohen çmimet, përballemi me surpriza, por e përshëndesim ministrinë që pas 12 vitesh u ndërmor një hap konkret”, u shpreh Dorian Sadiku, anëtar i Unionit të biznesit farmaceutik.
Ministrja e Shëndetësie, Evis Sala theksoi ndryshimet qe po bëhen për futjen e barnave inovative në tregun farmaceutik.
“Para dy javësh miratuam formulën e re të përllogaritjes së çmimit te barnave që rrit aksesin dhe siguron qëndrueshmëri në treg”, u shpreh ministrja Sala.
Urdhri i farmacisteve dhe Unionit i biznesit farmaceutik kërkuan ndryshime konkrete transparence dhe përfshirjen e tyre në këtë reformë pasi në të kundërt rrezikon të mos funksionojë në praktikë.
Konferenca e farmacisteve vijon për tre ditë ku në panele të ndryshme diskutohet risitë në tregun farmaceutik.
Top Channel