Video/ Mbi 100 robotë përgatiten për gjysmëmaratonën e dytë humanoide në Kinë
Një histori e thjeshtë, por me një mesazh të fortë, po qarkullon gjerësisht në rrjetet sociale dhe lidhet me jetën e Rihanna-s.
Vite më parë, kur ajo ishte ende një vajzë e vogël që rritej në kushte të vështira në Barbados, një mësuese i bleu një palë këpucë në një moment kur ajo nuk kishte. Vitet kaluan dhe Rihanna u kthye në një nga artistet më të suksesshme në botë. Bashkë me famën dhe pasurinë, ajo u dallua edhe për angazhimin e saj në ndihmë të komuniteteve përmes nismave bamirëse dhe fondacionit që mban emrin e saj.
Duket se nuk e harroi kurrë gjestin e dikurshëm dhe vite më vonë, i dhuroi mësueses së saj një shtëpi, si një mënyrë për të kthyer mirësinë që kishte marrë. Edhe pse jo çdo detaj i kësaj historie është konfirmuar zyrtarisht, ka prekur miliona njerëz. Ndërkaq, një ngjarje e rëndë ka tronditur disa ditë më parë rezidencën e Rihanna në Los Angeles, ku këngëtarja ka përjetuar momente paniku gjatë një sulmi me armë zjarri. Sipas dëshmisë së saj, ajo ndodhej në një rimorkio në oborrin e shtëpisë kur dëgjoi zhurma të forta metalike, që më pas kuptoi se ishin të shtëna arme.
Ivanna Lisette Ortiz, 35 vjeçe, dyshohet se qëlloi me një armë gjysmëautomatike drejt shtëpisë së artistes në Beverly Crest, duke vënë në rrezik jetën e saj, partnerit A$AP Rocky, tre fëmijëve të tyre të vegjël dhe personave të tjerë që ndodheshin në pronë. Fatmirësisht, nga incidenti nuk pati të lënduar. Sipas dokumenteve të gjykatës, Ortiz dyshohet se ka qëlluar rreth 20 herë me armë të tipit AR, ndërsa prokuroria pretendon se ajo kishte planifikuar sulmin, duke përdorur edhe një paruke për t’u maskuar. E akuzuara u paraqit në Los Angeles County Superior Court përmes avokatit të saj, ku deklaroi pafajësinë. Ndërkohë, kërkesa për uljen e masës së sigurisë u kundërshtua nga prokuroria, e cila e konsideron rastin jashtëzakonisht të rrezikshëm./TAR
Top Channel