‘Është një grua konfuze, italiane që më thotë se bashkëshortja më tradhëton dhe se është e pushtuar nga djalli. Mesa duket edhe fëmijët e mi janë të këqinj dhe kanë një ndikim negativ te unë-ky është denoncimi i bërë nga legjenda holandeze e Milanit Marco Van Basten ndaj një shtetaseje italiane për përndjekje në një intervistë për RTL Boulevard.

‘Kjo grua thotë se është në kontakt me ‘qiellin’ dhe e sheh të rëndësishme që unë duhet të shpëtoj nga këto sfera djallëzore-vijon më tej Van Basten për të treguar sesi zonja në në fjalë e ka vënë në shënjestër atë dhe bashkëshorten e tij

Ish sulmuesi kuqezi tregon gjithashtu se ka bërë rregullisht denoncime për këtë situatë duke pare se gruaja i është afruar edhe banesës duke shpërndarë foto të bashkëshortes së tij me një tjetër burrë.

‘Duket qartë se nuk i ngjan aspak-vijoi Van Basten-kjo grua është nje paciente që ka nevojë për kura, uroj që situata të zgjidhet sa më shpejt të jetë e mundur’

Top Channel