“Arkitekti” i kombëtares shqiptare, merr drejtimin e skuadrës zvicerane, Basha do të drejtojë Lausanne-Sport
Kjo verë pritet të karakterizohet nga ndryshime të shumta te Liverpool. Mohamed Salah dhe Andy Robertson janë largime të konfirmuara tashmë, teksa edhe trajneri Arne Slot po mbahet në një “fill” shumë të hollë.
Xabi Alonso është kandidati kryesor për ta zëvendësuar. Sipas “The Telegraph”, edhe një nga lojtarët kryesorë, Alexis Mac Allister, është drejt largimit nga “The Reds”.
Kontrata e tij skadon në verën e vitit 2028, por kjo verë mund të jetë e fundit për të te të kuqtë. Ai erdhi te Liverpool në verën e vitit 2023 për 42 milionë euro nga Brighton.
Argjentinasi nuk është i lumtur te Liverpool dhe po shtyn për largimin, teksa Real Madrid duket se është klubi favorit për të përfituar shërbimet e tij.
Fakti është se negociatat për rinovimin me Liverpoolin nuk ekzistojnë dhe ndarja është opsioni më i sigurt në këtë moment.
Top Channel