Infantino i shuan “ëndrrën” Italisë: Irani do të marrë pjesë në Kupën e Botës pas negociatave me FIFA-n
Eliminimi i Realit të Madridit në Ligën e Kampioneve nga Bayerni i Mynihut thellon krizën e klubit që duket se po shkon drejt sezonit të dytë radhazi pa trofe. I pari që do të paguajë pasojat është pikërisht Alvaro Arbeloa që nëse nuk do të ketë ndonjë surprizë të madhe, nuk do të vazhdojë punën e tij në pankinën e Los Blancos.
Humbja në Mynih ka bërë që te klubi merenges të nisin ‘audicionet’ për trajnerin e ardhshëm të Realit të Madridit. Dhe emrat nuk mungojnë. Një prej tyre që figuron në listën e Florentino Perez është Zinedine Zidane, por për francezin misioni është i pamundur pasi ai do të marrë vendin e Deschamps në kombëtaren franceze.
Vetë Didier Deschamps është në listën e dëshirave të Realit të Madridit gjithashtu. Janë të shumtë ata që nuk e shohin atë në stolin e Los Blancos, por Deschmaps është një trajner që i pëlqen Mbappe i cili ka me të një raport shumë të mirë te Blutë
Shpesh është lakuar emri i Jurgen Klopp për t’u ulur në stolin e Realit të Madridit. Por gjermani ka mohuar çdo kontakt me klubin madrilen dhe duket se nuk e mendon kthimin e menjëhershëm në pankinë. Klopp është një prej trajnerëve që ka mbështetjen më të madhe te Reali i Madridit
Një tjetër emër që është përmendur për stolin e Realit të Madridit është ai i Mauricio Pochettinos, që aktualisht është trajner i kombëtares amerikane të futbollit. Argjentinasi gjithnjë ka qenë në mendjen e Florentino Perez që e pëlqen shumë. Për më tepër në 2018 ai ishte i përzgjedhur për të zëvendësuar Zidane, por në fund erdhi Lopetegui. Tani për Pochettinon hapet një tjetër derë për të ardhur në kryeqytetin spanjoll.
Për momentin këta janë emrat që po përmenden më shumë për të marrë drejtimin e Realit të Madridit, por vera po vjen dhe gjatë kësaj kohe mund të hyjnë në skenë të tjerë pretendentë.
Top Channel