Gabimet në Barcelona-Atletico, UEFA e ndëshkon Kovacs, por FIFA e çon në Botëror
Klubi spanjoll Real Betis raportohet se ka përjashtuar mesfushorin Nelson Deossa nga skuadra, mes spekulimeve për një lidhje të mundshme romantike me vajzën e drejtorit sportiv të klubit.
Sipas mediumit portugez A Bola, mungesa e 26-vjeçarit në katër ndeshjet e fundit të La Liga-s ka ngritur dyshime mbi situatën e tij. Raporti pretendon se kjo mungesë ka “nxitur thashetheme” për një romancë të mundshme me Daniela Sanchez.
Daniela është një nga dy vajzat e legjendës së Betis, Joaquin Sanchez, i cili ka zhvilluar 528 ndeshje për klubin, duke shënuar 66 gola dhe duke fituar dy herë Kupën e Mbretit para se të tërhiqej në vitin 2023 në moshën 41-vjeçare.
Ndeshja e fundit e Deossa-s me Betis ishte më 12 mars, kur ai u aktivizua si zëvendësues në humbjen në UEFA Europa League ndaj Panathinaikos. Që atëherë, ai nuk është përfshirë më në ekip.
Raporti sugjeron gjithashtu se ekziston një “ide” që përjashtimi i tij mund të lidhet me arsye jashtë futbollit. Disa tifozë pretendojnë se lojtari është parë në klube nate në Sevilje pas humbjeve të ekipit.
Ndërkohë, vetë Deossa ka reaguar në rrjetet sociale me një mesazh të koduar: “Qoftë kur flasin mirë apo keq, le të flasin për ne. Kjo është reputacion i mirë.”
Edhe Daniela ka reaguar indirekt, duke shkruar: “Njerëzit nuk dinë çfarë të bëjnë me jetën e tyre, por me tënden i kanë të gjitha shumë të qarta.”
Deossa iu bashkua Betis verën e kaluar nga klubi meksikan Monterrey për rreth 11 milionë paund. Ai ka luajtur 25 ndeshje këtë sezon, por ende nuk ka shënuar gol.
Më parë, kolumbiani ka luajtur edhe për Pachuca dhe Atletico Huila, duke fituar edhe CONCACAF Champions Cup gjatë karrierës së tij.
Top Channel