Kriza e naftës nga lufta në Lindjen e Mesme, Italia përdor afro 10 milionë fuçi naftë nga rezervat emergjente
FBI-ja paralajmëroi autoritetet e sigurisë në Kaliforni se Irani mund të hakmerret ndaj sulmeve amerikane duke përdorur dronë në Bregun Perëndimor.
“Së fundmi kemi marrë informacione se që nga fillimi i shkurtit 2026, Irani mund të ketë planifikuar një sulm të papritur me mjete ajrore pa pilotë kundër objektivave të paidentifikuara në Kaliforni, në rast se SHBA-ja do të mësynte republikën islamike”, thuhet në një paralajmërim i cili është lëshuara fillimisht në fund të shkurtit.
“Nuk kemi informacione të tjera mbi kohën, metodën, objektivin ose autorët e këtij sulmi të dyshuar”, nënvizohet më tej në raportin e cituar nga ABC News.
Paralajmërimi vjen në kohën kur administrata Trump ka nisur një fushatë bombardimesh kundër regjimit të ajatollahëve, ndërsa Irani është përgjigjur me një seri sulmesh me dronë ndaj objektivave në Lindjen e Mesme. Një zëdhënëse e FBI-së në Los Anxhelos nuk komentoi mbi këtë çështje, ndërsa Shtëpia e Bardhë nuk iu përgjigj menjëherë kërkesave për koment.
Përveç shqetësimeve për Iranin, zyrtarët amerikanë të inteligjencës janë të fokusuar edhe tek përdorimi i dronëve nga kartelet meksikane të drogës dhe mundësisë që këto mjete pa pilotë të shënjestrojnë edhe forcat amerikane pranë kufirit me meksikën.
Një raport i pakonfirmuar nga shtatori 2025 sugjeronte se krerë të paidentifikuar të karteleve mund të kenë autorizuar sulme me dronë të pajisur me eksplozivë ndaj forcave të rendit dhe personelit ushtarak amerikan përgjatë kufirit.
Top Channel