Kupa e Afrikës/Shpërblime të papaguara, Nigeria kërcënon bojkotimin e ndeshjes çerekfinale me Algjerinë
Prezantim me kërcënime në transmetim të drejtpërdrejtë; Gabriel Barbosa që ndryshe njihet me emrin Gabigol u kthye re Santosi, klubi me të cilin ka fituar dy tituj paulistë, por në sallë, mikrofonët regjistruan kërcënime të qarta të disa prej krerëve të grupimeve ultras të cilët teksa e përshëndetën i dhanë sulmuesit një mesazh shumë të rëndë.
‘Na detyrohesh diçka, e di si shkojnë gjërat këtu…’-ishin fjalët e një prej tyre që u ngjit në vendin ku u bë konferenca e prezantimit të futbollistit, sipas asaj që publikon ‘Marca’
Tifozët ultras më pas shtuan se ishin të shumtë ata që nuk e donin kthimin e qendërsulmuesit 29 vjecar që u kthye te Santosi për të luajtur përkrah Neymar. ‘Tani duam gola’-ishin fjalët e tifozëve ultras.
‘Neymar është idhulli im dhe një mik; kam luajtur me të në kombëtare dhe gjithnjë kemi qenë të lumtur brenda dhe jashtë fushe-tha Gabigol-duam të ndihmojmë Neymar sepse kemi nevojë për të në Botëror’. Gabigol u transferua nga Cruzeiro te Santos në formë huazimi deri në fund të vitit.
Top Channel