Pas aksidentit të frikshëm që pësoi në Nigeri ku humbi edhe dy miqtë e tij, Anthony Joshua duket se iu ka komunikuar familjarëve të tij tërheqjen nga boksi.

Të paktën kjo është ajo që ka deklaruar xhaxhai i boksierit, Adedamola Joshua për median britanike.

‘Lajmi i madh këtu është se Anthony është tërhequr nga boksi-tha ai-kjo më kënaq sepse sa herë ai është në ring ne jemi të pushtuar nga emocionet. Sa herë bie në knock doWn, është sikur zemra na del nga kraharori. Të gjitha këto emocione sa herë ai duelon, janë një traumë e madhe edhe për ne. Tani që tha se po e lë boksin kur ovacionet i ka në nivelet më të larta, ne jemi të lumtur’

Por pavarësisht kësaj deklarate, Anthony Joshua duket se ende nuk e ka pohuar publikisht vendimin e tij dhe ende po mendon për të ardhmen. Anthony Joshua u ritkthye në ring për herë të parë 15 muaj pas humbjes së tij me knockout  ndaj Daniel Dubois, me duelin ndaj Jake Paul në Miami ne 19 dhjetor. Boksieri britanik fitoi me knock out në raundin e 6 dhe u duk se po synonte të rindërtonte karrierën e tij duke i dhënë vetes një tjetër shans për një titull botëror.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB