Rrëfimi i Jean Todt: Schumacher e goditi qëllimisht Villeneuve
Herën e fundit që një pilote grua mori pjesë në një garë zyrtare të Botërorit të Formula 1 ka qenë në vitin 1992. Ishte Giovanna Amati, që me një makinë Brabham garoi në Çmimin e Madh të Afrikës së Jugut, Meksikë dhe Brazil duke shkruar historinë.
Që nga ai moment, kanë kaluar 34 vjet dhe asnjë pilote tjetër nuk është ulur më në njëvendëshen e ndonjë skuderie. Doriane Pin do të ndërpresë këtë ‘thatësirë’ me piloten që do të marrë pjesë në një sesion testesh private me Mercedes.
Pilotja 22 vjeçare franceze është pjesë e programit për të rinj të skuderisë gjermane dhe kampione e Formula 1 Academy. Talenti i saj tërhoqi vëmendjen e një sërë konstruktorësh duke e bërë atë një prej piloteve vajza më të impenjuar në motorsportin evropian.
Përvec marrëveshjes me Mercedes, pilotja e re ka një kontratë edhe me Peugeot ku është një pre zhvilluesve për programin ëEC. Por jo vetëm kaq, francezja 22 vjeçare do të marrë pjesë edhe në garën e ardhshme 24 Orë të Le Mans, por ëndrra e saj është që të debutojë në botërorin e Formula 1.
E ftuar në podcastin ‘Beyond the Grid’, Doriane shpjegoi punën e saj në simulatorin Mercedes. ‘Është shumë realistik, mendoj, nëse krahasohet me njëvendëshen e vërtetë’-tha Pin-nuk e kam drejtuar akoma, por mendoj se do të kem shansin këtë vit’.
Fakti që e vendosi te simulatori tregon besimin që ka Mercedes te ajo dhe puna e saj. Mundësia e kalimit në Formula 1 për Doriane Pin nuk është një hipotezë kaq e largët, por gjithsesi mbetet e komplikuar. Megjithatë Pin nuk fshihet: ‘Objektivi im është të hyj në Formula 1’-tha ajo. Koha do ta tregojë nëse Doriane do t’ia dalë mbanë në këtë sipermarrje historike
Top Channel