Efekti i Inteligjencës Artificiale në futboll; ja avatarët që do të ndihmojnë arbitrat
Robert Lewandowski te Barcelona po luan me futbollistë që i përkasin një brezi krejt tjetër dhe sulmuesi polak në një intervistë në podcastin High Performance, foli për diferencat mes dy brezave, por edhe për tema të tjera.
Suksesi yt është më shumë psikologjik apo fizik?
Do të thoja të dyja. Cila është më e rëndësishme? Mentaliteti është 70% e asaj që ke nevojë për të qenë në elitë jo për 1 apo 2 vjet, por për shumë kohë. Edhe fiziku është shumë i rëndësishëm sepse futbolli po ndryshon. Do të thoja që futbolli ndryshon cdo 5 vjet, kjo është ajo që shoh si futbollist. nëse krahason futbollin e tanishëm me atë të 5 apo 10 viteve më parë, është krejtësisht ndryshe. Stërvitem çdo ditë me djem 17-18 vjeç dhe unë do të mbush 38. Te Bayerni mentaliteti ishte ndryshe sepse isha i rrethuar me futbollistë më të mëdhenj në moshë, me eksperiencë. Kur erdha te Barcelona, pashë shumë lojtarë të rinj dhe kërkova të isha pak më i ashpër me ta, por fillova të vë re se atyre nuk iu pëlqen kjo lloj sjellje. Edhe vetë klubi më kërkoi të jem pak më shumë serioz sepse e shihnin të nevojshme që të rinjtë të mësonin rëndësinë që ka puna e madhe jashtë fushave të lojës
Kush ta tha këtë?
Përpara se të më blinin më flisnin për këtë. Që kishin nevojë për dikë si unë, që është i fortë fizikisht dhe psikologjikisht për t’iu treguar se për të qenë në formën optimale është e rëndësishme dhe ajo që bën jashtë fushës. Por më pas, kur njoha njerëzit dhe pashë që kultura është ndryshe, kam mësuar shumë prej tyre, si psh të kem më shumë empati për gjithçka që është rreth futbollit
Të mungonte empatia personale?
Po sepse është nje brez ndryshe. Kur unë isha i ri, nëse një veteran më thoshte ‘eja, duhet të punosh më shumë’ për mua ishte si ‘dakord, do ta bëj’. Kurse tani jo, duhet të flasësh, të shpjegosh. është dicka krejt ndryshe. unë jam më i madh në moshë se baballarët e futbollistëve. Jam më i madh në moshë se babai i Lamine, psh. Duhert të mësoj dhe unë prej tyre, jo vetëm ata prej meje. Mund të mësoj shumë gjëra
Çfarë?
Besoj se kur fillova, lojtarët nuk e kuptonin futbollin shumë sic ndodh tani. Nuk kishim internet, nuk kishim shumë programe për të ditur se cfarë ndodhte në vende të tjera. mentaliteti, fizili, psikologjia…tani ka shumë gjëra që mund të mësosh. Më parë, futbollistët e rinj kishin frikë të pyesnin për ca gjëra për temën e brezave. Tani jo, tani janë të hapur, dinë cfarë duan, atë cfarë mund të bëjnë
është më e shëndetshme bota e futbollit tani?
Nuk e di, sepse nëse dëshiron të jesh i suksesshëm për shumë vjet, si Messi apo Ronaldo, duhet të kesh një mentalitet të fortë. Nëse je i dobët mentalisht, besoj se është e vështirë të qëndrosh në majë, sidomos tani. Pjesërisht për paratë që tani i fiton që i ri; më parë duhet të punoje shumë për të pasur të gjitha këto të ardhura kurse tani mendoj se është më e lehtë. Po kështu edhe për gjithcka që ka në rrjetet sociale dhe internet, një ditë je në qiell dhe ditën tjetër je përtokë. Shumë vajtje dhe ardhje, ulje-ngritje mund të të dobësojnë.
Çfarë kanë lojtarë si Messi, Cristiano apo ju që ju bën të jeni ndryshe nga të tjerët përsa i përket mentalitetit?
Mendoj se na është dashur të punojmë shumë më shumë(me gjithë respektin për brezin e ri) për të realizuar objektivat tona, por kushedi për ne ka qenë pak më e lehtë sepse nuk kishim rrjete sociale. Rrjetet sociale janë shumë toksikë. Nëse lexon dhe dëgjon gjithçka thonë për ty, është shumë informacion që mund të të djegë. Ne kemi mundur të jetojmë këtë botë me dhe pa rrjete sociale. Në rastin tim, di t’i lë rrjetet sociale mënjanë kur teprothet. Brezi ri jo, sepse nuk njohin një botë pa to. Nëse kjo është e mirë për ta, kushedi do ta mësojmë brenda 10 vitësh, por besoj se për brezin e ri do të jetë më e vështirë që të qëndrojë në majë për shumë kohë
Cfarë gjërash ke mësuar kur ke nisur dhe që vazhdojnë të jenë aktuale?
Kur isha shumë i ri, kisha një ëndërr, por nuk e dija se cfarë do të thoshte në të vërtetë. Sigurisht ëndërroja të luaja me skuadra të mëdha, në stadiume të mëdhenj. E dija që duhet të punoja shumë. Jam nga Polonia, nuk e kisha një shembull për të ndjekur, një pikë referimi polake. Gjithcka kam bërë dhe bëj është që tentoj. Nëse shoh ndonjë mur tentoj ta kaloj apo ta shemb.
Nga vjen ky impulsi për të kaluar murin?
Kam qenë një fëmijë nga Polonia, i rritur në një qytet të vogël. Gjithnjë kam pasur ëndrra të mëdha dhe motivim për t’u treguar të gjithëve se mund t’i ndjekin ëndrrat e tyre. I thashë vetes që ndërsa luaja futboll, doja të jepja më të mirën time. E di që ndonjë ditë, kur të tërhiqem do të më mungojë e gjithë kjo. Është vetëm një pjesë e jetës sime dhe një pjesë e ima është gati për kapitullin që vjen, por pjesa tjetër më thotë që të vazhdoj të tentoj përsa kohë që luaj në nivelin maksimal. Nuk i trembem tërheqjes, sepse prej shumë vitesh po përgatitem për këtë moment. Futbolli është një pjesë shumë e rëndësishme e jetës sime, por nuk është e gjithë jeta ime. Jam shumë pranë fundit, kushedi 1,2 apo 3 vjet, por nuk ndjej presion. Nëse një ditë do të vë re se dicka te unë ka ndryshuar, do të jem gati për fundin
Përsa i përket humbjes së babait tënd
E humba babain kur isha 16 vjec dhe kjo ishte shumë e vështirë. Nuk isha gati të isha burrë dhe nga një moment në tjetrin u shndërrova në një të tillë për të ndihmuar familjen. Askush nuk më mësoi si të jem burrë, duhet të mësoja vetë. Gjithë jeta ime varet nga tentativat, humbja ndaj frikës për të bërë dicka, edhe kur nuk kam përgjigje për pyetjet e mia, si në futboll ashtu edhe në jetë. Nuk munda të pyes babain tim. Kisha nënën time, por jo babain që mund të më këshillonte, të më shpjegonte cfarë mund të prisja në momente të ndryshme të jetës sime
Cfarë do të dëshiroje të mësoje prej tij?
Tani jam baba, kam dy vajza. Ndonjëherë është e vështirë t’u japësh këshilla fëmijëve të tu, ndonjëherë bëhet fjalë të qëndrosh me ta dhe thjesht të flasësh me ta. Më mungon të bisedoj me babain tim, jo vetëm për tema të rëndësisjme, por thjesht për të folur. Pas vdekjes së tij, bota ime u mbyll. Isha i ri, nuk isha gati për këtë. Sidomis kur shkova në Gjermani sepse edhe atje janë shumë të mbyllur, të fokusuar te puna. besoj se kur pashë njerëzit në Barcelonë, njoha kulturën…në ditët e para Gavi erdhi dhe më përqafoi dhe për mua nuk ishte normale që futbollistët të përqafoheshin. Për mua kjo ishte dicka e madhe.
Cilët janë elementët psikologjikë më të rëndësishme?
Nuk dëgjoj kurrë njerëz nga jashtë. Dua të them se ndonjëherë është mirë që të dëgjosh njerëz që nuk janë të rrethit tënd, por vë re se kur lexoj edhe gjërat e mira për mua, dal më dobët në ndeshjen tjetër. Kujtoj kur shënova 5 gola në 9 minuta. Edhe kur përfundoi ndeshja, nuk e kuptova cfare kisha bërë. Isha i fokusuar te shënimi i golit. Kujtoj që Thomas Müller më mori për të festuar me tifozër dhe nuk e kuptoja pse. Në ndeshjen tjetër mijëra tifozë nisën të bënin ovacione për mua dhe unë vazhdoja të mos kuptoja gjë. Kujtoj që në atë moment vendosa të mos lexoj më asgjë cfarë shkruhej për mua; tre ditë më vonë shënova tregolësh në Champions e më pas edhe 2 gola të tjerë në Bundesligë e më pas akoma dy gola të tjerë. Në 4 ndeshje shënova 12 gola. Nuk doja të lexoja asgjë, isha i fokusuar
Përse?
Sepse nëse lexoj gjëra të mrekullueshme për mua, herën tjetër do të jem shumë i relaksuar. Hera e parë që mendova për ato 5 gola ishte në Krishtlindje, sepse në atë moment isha i qetë me familjen time. Aty mora kohë për ta përpunuar. Ana emocionale është shumë e rëndësishme në futboll. Shumë lojtarë kanë probleme me këtë. Përdorimi i tepërt i rrjeteve sociale mund të menaxhohet në një kohë të shkurtër, por jo për shumë kohë
Karriera jote është plot me beteja…
Po, besoj se duhet të jesh një luftëtar. Nëse nuk lufton nuk mund të arrish ato që do. Nëse nuk luftoj për mua, nuk do të isha në vendin ku jam sot. Në Poloni mbeta pa klub, isha i dëmtuar, por edhe aty besova te vetja. Nëse në atë kohë do të kisha dëgjuar të tjerët, nuk do të isha këtu. Në atë moment kisha dy opsione; të lija futbollin ose t’u tregoja të gjithëve që gabonin. Pas shumë vitesh mund të them se jam ai që shkon kundër rrymës
Cfarë ke mësuar nga trajnerët e tu?
Me Klopp, mentaliteti ishte impresionues. Ishte një njeri që nga njëra anë mund të përqafonte si baba, por ai mund të ishte edhe ‘profesori i keq’. Guardiola ishte taktik që mund të ndryshonte potencialin e mendjes tënde. Ndonjëherë ishte shumë i ashpër, i vështirë për disa lojtarë; ai të jep 100%, por të kërkon të njëjtën gjë dhe jo të gjithë ishin të gatshëm për këtë.Kushedi ndoshta tani ka ndryshuar, kushedi ndoshta është i njëjti Pep që ka qenë përpara disa vitesh. Jam shumë mirënjohës që kam punuar me këta trajnerë dhe personalitete të mëdha që nga fillimi. Ai më ndryshoi mendjen, më dha shumë besim te talenti im.
Topi i Artë që nuk u dha
Tani po filloj të kuptoj se ishte dicka e madhe. Me të vërtetë nuk mendoj për të. Shumë njerëz thonë që duhet ta fitoja, por nuk mund të bëj asgjë për këtë. Fitova dy herë radhazi The Best që është shumë e rëndësishme për një djalë nga Polonia, por padyshim Topi i Artë është më prestigjioz. Nuk mund të bëj asgjë për këtë. Në fund të fundit nuk ndryshon asgjë në karrierën time, nuk është dicka shumë e rëndësishme për mua.
Lionel Messi dhe Cristiano Ronaldo
Besoj se më kanë ndihmuar shumë sepse kam tentuar të arrij atë cfarë kanë bërë ata. Më motivojnë shumë. Nuk kam ëndërruar kurrë të jem kaq pranë ryre dhe kam arritur t’i mundë. Nuk dua të them se jam më i mirë se ata, por do të thotë shumë. Ka shumë domëthënia që kam qenë konkurrent për lojtarë të një niveli të tille
Top Channel