I ftohti ekstrem në Rripin e Gazës/ Një foshnje 27-ditëshe ndërron jetë, autoritetet thirrje për ndihmë ndërkombëtare 17/01 11:12
Përmbytjet e mëdha dhe rrëshqitjet e dheut kanë vrarë të paktën 90 persona në Indonezi këtë javë, ndërsa shirat jashtëzakonisht të dendur të musoneve përfshiu ishullin e Sumatrës.
Pamjet e publikuara në internet tregojnë përmbytjet, banorët që kalojnë nëpër ujëra të thella deri në gjoks dhe automjetet e shtëpitë pothuajse tërësisht të zhytura, me vetëm disa pjesë të çative të tyre të mbetura të dukshme.
Ekipet e shpëtimit po punojnë për të nxjerrë sa më shumë njerëz nga zonat e prekura në ato të sigurta. Ndërkohë ndërprerjet e energjisë elektrike dhe rrëshqitjet e dheut kanë penguar përpjekjet e tyre të kërkimit.
Top Channel