Deputeti demokrat Edmon Spaho ka denoncuar një rast që pretendon se është shitur vota.

Bëhet fjalë për një rast në Pogradec, ku sipas tij, kandidati i PS ka premtuar 100 mijë lekë në këmbim të votës.

Spaho ka postuar një video në rrjetet e tij sociale, ku shihet dhe dëgjohet një i ri që deklaron se kandidati i PS Arjan Jaupllari, u ka premtuar 100 mijë lekë për votën, para të cilat sipas tij ka thënë se do t’ua japë në datën 10.

“Pjesa e dyte e serialit 12 vjeçar “Leke ne këmbim te Votave”. I zoti i shtëpisë implikon kandidatin e PS A.J. Fshati i sheh por SKAPI nuk i kap dot”, shkruan Spaho në diçiturën e videos.

Top Channel

BILETA Portokalli - AG SHOW - Bileta