
Kritikat që ka për sondazhin e MgLaughlin & Associates në Top Channel dhe sondazhe të tjera për zgjedhjet parlamentare të 11 majit, kryesocialisti Edi Rama i ballafaqoi këtë mbrëmje në studion e Top Story me autoren dhe moderatoren Grida Duma.
Edi Rama: Njerëz jashtë realitetit, të thuash që populli është i sëmurë nëse mendon se Shqipëria është në drejtimin e duhur. Pse? Se mendon se Shqipëria shkon në drejtimin e duhur. Ndërkohë, Shqipëria është në tryezën e BE-së. Populli dhe BE mendojnë njësoj, këta mendojnë që populli është i sëmurë.
Grida Duma: Unë jam habitur pse ju gjykoni se ata gjykojnë?
Edi Rama: Unë nuk i heq të drejtën njeriu të gjykojë!
Grida Duma: E dini që kur studiohet sjellja e turmave, studiohen problemet patologjike të shoqërisë?
Edi Rama: Doni të thoni tani që populli është një turmë patologjike që mbështet PS-në?
Grida Duma: Jo, populli është popull. Jam habitur që ju kanë bërë përshtypje që disa njerëz nuk kanë të drejtë të gjykojnë sjelljen sociale të popullit, ju thoni autizëm politik është përdorur në termat politikë, ja ku po ju jap dhe unë një term shkencor. A e keni gjykuar ju si çyryk popullin që është në anën tjetër.
Edi Rama: Nuk ia ka ndaluar njeri të drejtën të gjykojë. Është qasja negative e njerëzve që janë jashtë realitetit të përditshëm të kësaj qeverisjeje.
Top Channel