
Disa persona janë identifikuar si autor të trafikimit të një sasie lënde narkotike nga Greqia, pas një hetimi gjashtë mujor në Korçë.
Masa e sigurisë “arrest në burg” është caktuar për 38-vjeçarin me iniciale E. M. dhe 62-vjeçarin me iniciale I. O., i cili aktualisht është i arrestuar në Malin e Zi, për të njëjtën vepër penale
Po ashtu, u shpallën në kërkim shtetasit F. K., 39 vjeç, banues në Tiranë dhe E. O., 24 vjeç, banues në Durrës.
Nga hetimet dyshohet se këta shtetas bashkëpunonin me dy shtetasit e tjerë që u arrestuan më datë 18 nëntor 2024 pasi tentuan të trafikonin në Greqi 56 kg cannabis sativa, që e kishin fshehur në 44 shufra metalike të montuara në tavanin e kamionit.
Ndërkohë, është pezulluar nga detyra një punonjës i DPSHTRR për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”, pasi nga hetimet dyshohet se ka ndryshuar targat dhe pronësinë e automjeteve të përdorura në këtë veprimtari kriminale.
Top Channel