Pavarësisht se u hodh tre herë në votim, e në asnjërin rast nuk i siguroi dot 61 votat e nevojshme për t’u bërë kryeparlamentare e Kosovës, emri i Albulena Haxhiut vazhdon të paraqitet nga Lëvizja Vetëvendosje si ai i kandidatit të padiskutueshëm që forca kryesore politike e dalë nga zgjedhjet e 9 shkurtit insiston të paraqesë për këtë post.

Bindjen e Vetëvendosjes nuk e lëkund as fakti që Haxhiu konsiderohet nga Partia Demokratike e Kosovës dhe nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës si figurë përçarëse. Lidhja Demokratike e Kosovës refuzon nga ana tjetër të votojë çdo emër të propozuar nga fituesja e zgjedhjeve parlamentare, LVV-ja.

Por është kjo politikane vërtet pengesë apo emri i saj po përdoret thjesht si pretekst për moskonstituimin e Kuvendit të Kosovës?

Besar Gërgi nga Grupi për Studime Ligjore dhe Politike (GSLP) i tha REL-së se të dy këto skenare i konsideron të mundshme.

Nga njëra anë, partitë politike duket se kanë një lloj rehatie me situatën, dhe nuk iu bëhet vonë për konstituimin e legjislaturës së nëntë. Por, nga ana tjetër, shihet se kanë edhe një mospëlqim për emrin e caktuar, të zonjës Haxhiu”, shprehet ai.

Albulena Haxhiu nuk arriti të marrë më shumë se 57 vota të deputetëve në Kuvend. Të domosdoshme janë edhe votat e deputetëve të partive që në legjislaturën e kaluar ishin në opozitë.

PDK-ja dhe AAK-ja kërkojnë që LVV-ja të propozojë një emër tjetër, që paraqet figurë unifikuese, në mënyrë që t’i marrë votat e deputetëve të tyre.

Top Channel

BILETA Portokalli - AG SHOW - Bileta