
Në vitin 2024 fondacioni Friedrich Ebert realizoi një studim me të rinjtë, përfundimet e të cilit tregojnë se ata kanë mbetur peng i një tranzicioni të stërgjatë.
Ato përballen me pakënaqësinë ndaj arsimimit, korrupsionit në sistemin arsimor dhe vlerës së diplomës, mundësive të punësimit e mosbesimit te politika. Këto tregues, i bëjnë të ikin nga vendi.
Disa nga gjetjet e studimit të fondacionit gjerman tregojnë se 2 ndёr 3 tё rinj shqiptarё besojnëё fort se në Shqipëri provimet dhe notat mund tё blihen lehtёsisht me para’. Vendi i punës nuk përkon as me nivelin e arsimit që kanë përfunduar 21% e tyre dhe as me profilin e studimeve për 27,3% të studentëve. Në mjaft raste, për të gjetur një vend pune, lidhjet me njerëzit në pushtet janë më të rëndësishme sesa aftësitë dhe ekspertiza.
Si pasojë 40% e të rinjve shqiptarë të grupmoshës 15-24 vjeç kanë një dëshirë të madhe për të emigruar. Më shumë se një e pesta e atyre që dëshirojnë të largohen, se nuk do të kthehen më në Shqipëri.
Po ashtu edhe ata që kanë studiuar jashtë nuk kanë dëshirë që të kthehen dhe të kontribuojnë në Shqipëri. Për këto të dhëna pesimiste, nuk është dëgjuar nga partitë një program i mirëfilltë se si do ti jepet zgjidhje, por veç premtime të shprehura ndër vite.
‘Largohen sepse cilësia e arsimit ka qenë shumë e dobët, arsimi ka qenë i palidhur me tregun, mungesa e meritokracisë, një vend që sipas Transparency International është i korruptuar qartasi ata që dëmtohen më shumë janë të rinjtë që sapo fillojnë karrierën. Në një sistem me korrupsion është e pamundur që ta gjesh veten, dhe si e vetmja është largimi’ u shpreh Migen Qiraxhi, Qëndresa Qytetare
Si pasojë e zhgënjimit të rinjtë qëndrojnë jashtë politikës. 54% e tyre deklarojnë se nuk duan të përfshihen, dhe aq më pak të përfshihen në vullnetarizëm apo kauza publike.
25% pohojnë se interesat e tyre nuk përfaqësohen nga politika dhe 34% thonë se kjo ndodh në mënyrë shumë të dobët.
50% e të rinjve shprehen se kanë votuar në zgjedhjet e fundit, por mbi 33% e tyre thonë se nuk i besojnë parlamentit.
Top Channel