Ndarja nga jeta e Papa Françeskut, Dom Gjergj Meta: Na tregoi se çfarë është esenciale! Foli për luftërat kur nuk fliste askush

21/04/2025 21:21

Dom Gjergj Meta, Kreu i Konferencës Ndërfetare Shqiptare, në një lidhje të drejtpërdrejtë për “Top Story” në Top Channel, foli për ndarjen nga jeta të Papa Françeskut.

Ai e nisi duke thënë se “kaluam nga Pashkët e gëzimit, në një moment pak të vështirë”.

Në lidhje me veprimtarinë e Papës, Dom Gjergj Meta u shpreh se “Papa Françesku na tregoi se çfarë është esenciale”, ndërsa shtoi se Papa foli për luftën në Ukrainë, në Gaza dhe për çështjen e emigrantëve, kur nuk fliste askush.

Kaluam nga Pashkët e gëzimit në një moment pak të vështirë. Protokolli në këtë pikë ka ndryshuar me kalimin e viteve. Sot në orën 20:00 është bërë konstatimi i vdekjes së Papës nga pikëpamja rituale. Sot konstatimi bëhet përmes mjekëve.

Papa do të ketë një arkivol të vetëm. Ka pak orë që ka dalë testamenti i Papës, është shkruar në vitin 2022, që ka kërkuar dhe vendin e varrimit. Ka shkruar dhe kush do të paguajë, ka shkuar në detaje, të vetmin gjë që ka lënë është vendi i varrimit, varrimi do të jetë 4-6 ditë nga konstatimi i vdekjes.

Unaza duhet të shkatërrohet, sepse dokumenti shumë të rëndësishme duhet të jenë autentikë, përmes vulës që ndodhet në unazë. Mendoj se ashtu siç ishte për Gjon Palin II-të, për Papën ka një afeksion, ndryshe për një kardinal. Roma është një qytet që tërheq dhe udhëtarët, dhe varrimi i një Pape është diçka e rrallë.

Papa na tregoi se çfarë është esenciale, me fjalët, veprat na çoi drejt esencialet, zgjoi një Kishë duke i thënë sa të dalë, të mos presë që të shkojnë njerëzit te ajo, por ajo te njerëzit. Foli hapur për Ukrainën, Gazën, emigrantët, kur nuk fliste askush. Foli për vëllazërinë, ndryshimet klimatike. Edhe për Kishën Katolike pati një rëndësi të madhe” u shpreh ai.

Top Channel

BILETA Portokalli - AG SHOW - Bileta