Vdekja tragjike e Liam Payne, e dashura e këngëtarit tregon momentin kur mori lajmin tronditës: Duhej të isha duke provuar fustanin e dasmës

17/04/2025 18:28

Kate Cassidy, partnerja e këngëtarit të famshëm, të ndjerit, Liam Payne, ka ndarë për herë të parë detaje rrëqethëse nga momenti kur mësoi për vdekjen e tij tragjike në tetor të vitit 2024.

Në një intervistë prekëse, Cassidy rrëfeu se ndodhej në shtëpinë e tyre në Florida kur fillimisht mori një mesazh shqetësues nga një mik i Liam, i cili aludoi për një aksident të mundshëm me rënie nga ballkoni.

Por, pak më vonë, një telefonatë e konfirmoi lajmin e kobshëm.

“Asnjëherë nuk kam përjetuar një dhimbje të tillë. Ishte shkatërruese. Ndihesha e copëtuar”, tregoi Cassidy, duke kujtuar edhe ditën e fundit të kaluar me këngëtarin në Argjentinë.

Ajo tha se Liam kishte sjellje të çuditshme, sikur po i thoshte lamtumirë, diçka që tashmë e ndien si një paralajmërim të fatit të tij të hidhur.

Cassidy beson se ka marrë shenja të pazakonta nga Liam pas ndarjes nga jeta, përfshirë edhe një lodër të një Happy Meal-i me numrin katër – një simbol që ajo e lidh ngushtë me lidhjen e tyre.

Kur po provoja fustanin për varrim, mbaj mend që thjesht e vesha, pashë veten në pasqyrë dhe fillova të qaja me ngashërim.

Thoja me vete: “Duhej të isha duke provuar fustanin e dasmës, jo këtë të zi. Duhej të vishja një fustan të bardhë dhe Liam duhej të ishte këtu me mua!”.

Autoritetet kanë konfirmuar se katër persona janë akuzuar për vrasje nga pakujdesi, ndërsa një tjetër për furnizim me kokainë, në lidhje me ngjarjen që i mori jetën Liam Payne.

Hetimet mbi rrethanat e aksidentit vijojnë, ndërsa bota e muzikës ende nuk e ka kapërcyer humbjen e një prej zërave më të dashur të brezit të ri.

Top Channel

BIG BROTHER BIG BROTHER - Portokalli - AG SHOW - Bileta