“Njeriu që nuk duhej të vdiste kurrë”/ Prezantohet libri i Giovanni Verga me rrëfimet që tregojnë famëkeqin Enver Hoxha

11/04/2025 15:30

Shqipëria e viteve të diktaturës mbetet ende një tokë e pashkelur për shumë studiues e lexues jashtë saj.

Me librin “Njeriu që nuk duhej të vdiste kurrë – Shqipëria dhe regjimi i Enver Hoxhës”, autori italian Giovanni Verga u sjell lexuesve europianë një dritare të hapur drejt një realiteti të mbyllur për dekada me radhë. Librin e tij, zgjodhi ta prezantoje ne në Universitetin “Luigj Gurakuqi” të Shkodrës, pikërisht, ne 40-vjetorin e ndarjes nga jeta të diktatorit.

Giovanni Verga: “Ky nuk është një libër historie, por një libër me “histori”. Është një kolazh rrëfimesh të vërteta jete, të treguara pothuajse gjithmonë drejtpërdrejt në formë interviste, të cilat në tërësinë e tyre zbulojnë personalitetin e deformuar të Enver Hoxhës – një njeri që krijoi një shtet unik, një shtet policor dhe famëkeq. Ky njeri, për shumë arsye, ka lënë gjurmë në historinë europiane, por mbetet pak i studiuar, pak i përfolur, madje edhe i harruar. Nuk po flasim për Shqipërinë, por për Europën dhe botën – ata duhet ta njohin. Është një kapitull i mbyllur, por që të huajt duhet ta kuptojnë, për të nxjerrë mësime nga e kaluara. Pse libri titullohet “Njeriu që nuk duhej të vdiste kurrë”? Ishte një slogan i propagandës së asaj kohe. Propagandë dhe regjim, që së bashku krijuan një burg në zemër të Europës”.

Në një kohë kur e shkuara rrezikon të harrohet, libri i Giovanni Verga-s vjen si një ftesë për reflektim dhe ndërgjegjësim. Ai nuk kërkon të japë gjykime, por të tregojë histori. Dhe në ato histori, të dëgjojmë zërin e atyre që për dekada u detyruan të heshtin.

Top Channel

PORTOKALLI Portokalli - AG SHOW - Bileta