
Kukësi, streha e kombit/ Ajet Cenaj strehoi 76 të dëbuar nga lufta: Shtëpia e vogël, zemra e madhe
16/04 13:34
Ngricat kanë shkatërruar thuajse të gjithë pemëtarinë në qarkun e Korçës.
Dëme të konsiderueshme ka pasur tek kumbullat qershitë dhe mollët në zonën e Dvoranit në Korçë.
Fermerët janë përpjekur të shpëtojnë një përqindje të vogël të prodhimit duke ndezur zjarre pranë plantacioneve, por thonë se shpresat janë të pakta.
Dëme të konsiderueshme tek drurët frutorë ka pasur edhe në Peshkopi. Ndezja e zjarreve në parcela është arma e vetme që këta fermerë kanë përballë kushteve të motit.
Specialistët e bujqësisë thonë se brenda 72 orëve të ardhshme do të nisin edhe verifikimet në terren për të evidentuar dhe vlerësuar saktësisht shkallën e dëmit.
Top Channel