VIDEO/ Përfshihet nga flakët fabrika që prodhon ëmbëlsira, evakuohen banorët e zonës

26/03/2025 16:17

Një fabrikë që prodhon ëmbëlsira është përfshirë nga flakët në Lainate në via Clerici 3, afër Milanos.

La Repubblica shkruan se nuk pati të lënduar nga zjarri që përfshiu fabrikën Perfetti në Itali. Banorët e zonës janë evakuuar nga ekipet e shpëtimit, pasi disa të moshuar janë ankuar për vështirësi në frymëmarrje.

Nga pamjet e publikuara në internet shihen flakët dhe tymi i zi që ka mbuluar qiellin.

Perfetti Van Melle u themelua në Lainate në vitin 1946. Shumë prej markave më të njohura – si çamçakëzët Brooklyn dhe Big Babol, ëmbëlsirat si Golia, Chupa Chups, Mentos – prodhohen nga kompania.

 

 

Top Channel

PORTOKALLI Portokalli - Bileta