Rama e thotë për herë të parë: Vjosa Osmani u kërcënua për dy vjet, prokurorët donin t’i dhunonin zyrën se me demek do gjenin prova për krime kundër njerëzimit
Një ngjarje tragjike ndodhi këtë të hënë në fshatin Stanoc të Vushtrrisë, ku një grua është vrarë dhe autori i dyshuar ka kryer vetëvrasje.
Nga vendi i ngjarjes, familjari i viktimës, Rrahim Ajeti, ka dhënë detaje mbi rastin.
Sipas tij, dyshohet se vrasja ka ndodhur për shkak se viktima kishte ndërruar vendin e punës dhe nuk punonte më tek ai.
“Nuk ka pasur ndonjë lidhje familjare. Ka qenë grua shembullore. Viktima dhe bashkëshorti i saj kanë punuar vite më parë te biznesi i të dyshuarit. Nuk janë burrë e grua”.
“Rrethanat se si ka ardhur deri te vrasja nuk i dimë akoma. Por dyshohet se shkaku kryesor të jetë xhelozia se pse ka shkuar në një vend tjetër pune dhe e ka lënë tek unë”, deklaroi Ajeti para gazetarëve.
Top Channel