“Kundërshtojmë Gjykatën Speciale”/ Tjetër protestë në Prishtinë, Veteranët e UÇK-së paralajmërojnë: Qëndrimi ynë nuk ndryshon

17/09/2026 15:28

Organizata Veterane e Luftës së UÇK-së ka paralajmëruar protestë të premten në Prishtinë në orën 12:00 pas vendimit që u mor një ditë më parë në Hagë për ish-krerët e UÇK-së.

Protesta do të mbahet në sheshin “Skënderbeu”, njoftimin e bëri të ditur Gazmend Sula gjatë një konference për mediat.

Syla deklaroi se organizata kundërshton vendimin e Gjykatës Speciale dhe u bëri thirrje qytetarëve që t’i bashkohen tubimit. Sipas tij, vendimi i gjykatës nuk mund të ndryshojë qëndrimin e tyre për luftën e UÇK-së.

Top Channel