
Shqipëria pret Andorrën në “Arenën Kombëtare”, sfida e dytë kualifikuese për Botërorin 2026.
Pas disfatës me Anglinë, Sylvinho duket se do të provojë një tjetër rreshtim për duelin me skuadrën që në letër është më e dobëta e Grupit K.
Rreshtimi pritet të jetë 4-4-2, me portën dhe mbrojtje që pritet të mos ketë ndryshime.
Në mesfushë pritet të jenë Asllani dhe një mes Ramadanit ose Pajaziti.
Bajrami dhe Muçi pritet të mbulojnë krahët, ndërsa sulmi do t’i besohet dyshes Broja-Manaj.
Sfida starton në orën 20:45 dhe do transmetohet drejtpërsëdrejti në platformën DigitAlb.
FORMACIONI I MUNDSHËM:
SHQIPËRIA: Strakosha, Balliu, Ajeti, Gjimshiti, Aliji, Asllani, Ramadani (Pajaziti), Bajrami, Muçi, Broja, Manaj.
Trajner: Sylvinho
Top Channel