Pamjet ekskluzive nga diskoteka në Koçan! Gazetari i Top Story nxjerr të dhënat dramatike: Kapacitet prej 400 personash, natën e ngjarjes në lokal ishin mbi 1000 të rinj!

17/03/2025 21:33

Disa nga të plagosurit e tragjedisë në diskotekën e Koçanit po dërgohen për trajtim të specializuar jashtë Maqedonisë së Veriut.

Gazetari i Top Story, Eraldo Harlicaj, raporton se aktualisht po bëhen përgatitjet për të dërguar dy të plagosur në Slloveni, katër në Kroaci dhe disa të tjerë në Austri. Madje, në krye të ekipit nga Austria është një mjek shqiptar, që ka këmbëngulur të vijë në Shkup dhe të marrë sa më shumë pacientë që kanë nevojë për kurim.

Teksa ka siguruar pamje ekskluzive nga ajo çfarë ka ngelur brenda lokalit të natës, thotë se në të gjithë ambientin ndodheshin vetëm dy bombola kundër gazit. Sipas burimeve, diskoteka kishte një kapacitet maksimal prej 300-400 personash, por natën që ndodhi ngjarja, aty ndodheshin mbi 1000 të rinj.

FOTO GALERI
1/6

Top Channel

PORTOKALLI Portokalli - Bileta