Studentë dhe qytetarë, 107 mijë pjesëmarrës në protestat në Serbi! Vendoset “Kali i Trojës” në mes të Beogradit

15/03/2025 19:18

Studentët dhe qytetarët në Serbi nuk ndalen më, teksa tashmë kanë nisur një valë protestash masive për shkak të tragjedisë në Novi Sad më 1 nëntor të vitit të kaluar, kur një tendë u shemb në një stacion hekurudhor, duke vrarë 15 persona dhe duke plagosur dy të tjerë.

Numri total i protestuesve është rreth 107 mijë, teksa janë vendosur në qendër të Beogradit, pranë Kuvendit dhe në pesë lokacione të qytetit nga janë nisur të gjithë së bashku marshimin, duke bllokuar rrugët kryesore të vendit.

Me pankarta në duar, dhe duke brohoritur kundër presidentit serb Aleksandar Vuçiç, ata kanë vendosur të mos tërhiqen deri në plotësimin e kërkesave të tyre.

Vëmendje ka tërhequr gjatë protestës edhe Kali i Trojës, i vendosur në qendër të qytetit.

Mediat e huaja raportojnë se “Kali i Trojës”, 3.5 metra të gjatë dhe i pajisur me rrota do të përdoret për të lëshuar një mesazh nga studentët.

Beogradi po cilësohet si një fuçi baruti, në ditën e protestave, por është po aq e rëndësishme reagimi i presidenti serb, Aleksandar Vuçiç.

Kreu i Serbisë, prej ditësh ka paralajmëruar rrezikun e dhunës së mundshme në protestave, por deri më tani asnjë incident nuk ka ndodhur.

Top Channel

PORTOKALLI Portokalli - Bileta