CNN, MS NOW dhe Politico padisin administratën Trump për ndalimin nga Shtëpia e Bardhë Rusia po kërkon të rivalizojë Starlink-un e Elon Musk përmes ndërtimit që asaj që përshkruhet si alternativë e tij: Rassvet është një sistem satelitësh në orbitën e ulët të Tokës, me te cilin synohet krijimi i një rrjeti i cili mund të ofrojë komunikime të shpejta dhe të qëndrueshme, përfshirë përdorimin ushtarak.
Starlink-u është kthyer ne një mjet te rëndësishëm të luftës në Ukrainë, ku përdoret për komunikime, komandim dhe kontroll, si dhe për operimin e dronëve. Kjo ka dëshmuar rëndësinë e komunikimeve satelitore në luftën moderne, veçanërisht për transmetimin e të dhënave dhe videove në kohë reale. Sistemet tradicionale ushtarake të komunikimit janë kryesisht të projektuara për zë dhe kanë kufizime kur bëhet fjalë për sasi të mëdha të dhënash.
Sipas analistit Jakub Janovsky, kjo e bën Starlink-un dhe sistemet e ngjashme praktikisht të domosdoshme për ushtritë moderne. Rassvet po zhvillohet nga kompania ruse Bureau 1440, me satelitët e parë të lëshuar në vitin 2023. Megjithatë, programi është përballur me probleme. Nga grupi i parë prej 16 satelitësh Rassvet-3, njëri u dogj në atmosferë, ndërsa pjesa tjetër ndodhet në orbita më të ulëta se 800 kilometrat e planifikuara. Edhe grupi i dytë prej 16 satelitësh, i lëshuar në korrik, po përballet me vështirësi. Disa prej tyre kanë humbur lartësi dhe mund të mos jenë funksionalë.
Eksperti i hapësirës Anatoly Zak e konsideron shqetësues nivelin e dështimeve, e madje dyshon në aftësinë e sistemeve të shtyrjes për t`i dërguar satelitët në orbitën e synuar.
Top Channel