
09/03 22:33
Real Madridi ka mposhtur me vështirësi Rayo Vallecanon, në sfidën e vlefshme për javën e 27-të të kampionatit spanjoll. Rezultati përfundimtar ishte 2-1 në favor të “los blancos”.
Asgjë nuk ishte e lehtë për të besuarit e Ancelottit. Dhe pse Mbappe dhe Vinicius i dhanë avantazhin e dyfishtë pas 34 minutave lojë, Rayo rihapi sfidën në minutat shtesë të pjesës së parë.
Pjesa e dytë pa miqtë të kërkonin barazimin, por pa sukses. Ivan Balliu u aktivizua në minutën e 70-të për miqtë. Reali i bashkohet Barçës në krye pas kësaj fitoreje. Katalanasit kanë për të luajtur një ndeshje të prapambetur ndaj Osasunës.
Top Channel