U largua nga Big Brother VIP për t’iu gjendur pranë të atit, çfarë i ndodhi G Banit gjatë fluturimit për në Londër?

06/03/2025 17:10

Ish banori i BBVIP, G Bani ka ndarë një përvojë të vështirë gjatë fluturimit të tij drejt Londrës, pasi mori lajmin se babai i tij ishte shtruar në spital dhe ndodhej në gjendje stabile.

Në një postim në Instagram, ai tregoi se gjatë udhëtimit nuk është ndjerë mirë duke shkaktuar dhe humbjen e ndjenjave, gjë që e ka bërë fluturimin edhe më të rëndë.

Gjatë këtij momenti të vështirë, G Bani falënderoi pasagjerët shqiptarë që e ndihmuan dhe i qëndruan afër, si dhe punonjësit e Policisë së Shtetit dhe të aeroportit për mirëkuptimin e mbështetjen.

Ai shprehu mirënjohje për dashurinë dhe fjalët e mira që mori nga njerëzit që takoi gjatë udhëtimit.

Top Channel

PORTOKALLI Portokalli - Bileta