“Rama po sulmon në Tiranë, Berisha mbrohet”! Debat i ashpër në “Top Story”, përplasje mes Sulos dhe Dudushit: Nuk ka diçka të tillë, më lër ta mbaroj

06/03/2025 22:34

Krijimi i një liste të mundshme të kandidatëve të sigurt që do të garojnë në 11 maj për Tiranën nga “Top Story” ka sjellë debat të ashpër mes Alban Dudushit dhe Arjon Sulos.

Të dy kanë ndarë këndvështrime të ndryshme sa i përket zgjedhjes së mundshme, teksa sipas Dudushit PS-ja është në sulm ndërsa PD-ja në mbrojtje.

Të kundërtën mendon Sulo, i cili debatoi me Dudushin për këtë këndvështrim që ai ka.

Grida Duma: Të dyja listat janë në mbrojtje apo sulm?

Arjon Sulo: Unë i shikoj në mbrojtje.

Alban Dudushi: Unë PS është në sulm, ndërsa PD në mbrojtje.

Arjon Sulo: Listë mbrojtjeje është që e bëri edhe për opozitë.

Alban Dudushi: Paralajmërimi është për eksperiment aty

Arjon Sulo: Eksperiment nuk ka së janë lista të mbyllura aty. Do të sjellë kukullën ai.

Alban Dudushi: Ata janë në mbrojtje sepse e llogarisin që kaq do marrin dhe kush do të jenë të sigurt. Ndërsa këtu nuk e kemi kush do të jetë i sigurt , këtyu ata që duhet të jenë të sigurt duhet të marrin vota.

Arjon Sulo: Për mua të sigurt janë ata no name no face që do vijnë e si njohim fare dhe pesë gjashtë ministra aty.

Alban Dudushi: Atëherë janë në sulm po të them.

Arjon Sulo: O Alban kur je në sulm partia vë një figurë të re publike, është e thjeshtë. Nuk ka sulm, ka besnikë. Sulm është hapja.

Alban Dudushi: Po çfarë ke me besnikët?

Arjon Sulo: Nuk po më lë ta mbaroj o burrë.

Alban Dudushi: Ore këta të tjerët nuk janë besnikë. Për sa kohë Rama është në pushtet këta janë besnikë.

Top Channel

PORTOKALLI Portokalli - Bileta