![](https://top-channel.tv/wp-content/uploads/2024/04/veliaj_sd-2_sd-800x450.jpg)
Zbardhen të tjera diskutime në mbledhjen me dyer të mbyllura në Këshillin Kombëtar të PD.
Ndërsa më herët ishte sekretari i përgjithshëm Flamur Noka prezantoi formulën e Primareve ku tha se kandidatët për deputetë nuk do të dalin vetëm nga primaret, Bujar Leskaj dhe Mysltm Murrizi kanë dalë kundër.
Pjesë nga debati:
Myslym Murrizi: Jam dakord me statutin për primaret, por duhet të jenë të hapura. Përderisa drejtuesit e degëve japin dorëheqjen, pse ndryshe do të duhet të ndodh për drejtuesit politik? Askush s’mund të na ndajë, në disa politikanë inferior e disa superior. Bëjini kombëtare primaret, është vrastare kjo formule. Aq më tepër më një votë.Mos keni frikë nga lobimi i brendshëm.
Unë do hyj në primaret e Tiranës dhe dua të jem në lista te hapura. Duhet te shihni dhe koalicionet. Ku është sot Shpëtim Idrizi? Duhet të ketë kujdes përzgjedhja e aleateve.
Bujar Leskaj (Drejtuesi politik i Vlorës): Duhet të votohen edhe drejtuesit politik. Ose t’i kalojnë votimit në qark. Kryetarët e degëve nuk duhet të jepnin dorëheqje pasi ata janë zgjedhur me votë.
Nuk jam dakord me datën 1 Mars për mbajtjen e primareve. Kjo pasi këtë kohë deri në 4 Mars jemi të angazhuar me votën e Diasporës.
Top Channel