Ekskluzive! Përplasja për Çerçiz Topullin, Shqipëria në “shok”/ Drejtori tregon të vërtetën, ja kush e bëri

21/09/2026 16:04

Ditën e shtunë, kreu i Agjencisë së Trashëgimisë Kulturore, Florian Hysi, ka dhënë dorëheqjen nga detyra, pas talljes me Çerçiz Topullin në Muzeun Historik, në kalanë e Gjirokastrës.

Në qendër të reagimeve ishte mënyra e paraqitjes së manekinit ku ishin vendosur rrobat e figurës historike. Ekspozimi është konsideruar i papërshtatshëm dhe jo në përputhje me mënyrën e konceptimit të ekspozitës.

Lidhur me këtë, sot ka qenë në një lidhje të drejtpërdrejtë me emisionin “Shqipëria Live” me Sidorela Gjonin, Florian Hysi, i cili u shpreh se ‘manekini nuk ka qëndruar as 15 minuta i ekspozuar’.

Pjesë nga intervista:

Sidorela Gjoni: Dua të kuptoj se cila është e vërteta e gjithë kësaj historie? Si përfundoi ai imazh në muze?

Florin Hysi: Duke u nisur si staf i Agjencisë së Trashëgimisë Kulturore në Gjirokastër, për muajin shtator janë disa data të rëndësishme referuar luftëtarëve të Rilindjes kombëtare, që ishte data 15 shtator. Data 18 shtator që është datë e Çlirimit të qytetit të Gjirokastrës dhe data 20 shtator që është dhe data e ditëlindjes së heroit tonë Çerçiz Topulli. Në këtë kontekst, ne menduam të zhvillonim përreth datave 15-20 shtator një ekspozitë, duke sjellë në vëmendje të gjithë këto figura, këta heronj të kombit, të gjitha përpjekjet që janë bërë për liri dhe pavarësi. Menduam që këtë ekspozitë t’a organizonim me një material interpretativ të kostumit të luftës për liri të Çerçiz Topullit, në një manekin i zili ndodhet në muze, pas nuk kemi porositur manekin me atë pamje që u shfaq në të gjitha rrjetet sociale. E ndodhi ajo që nuk duhej të ndodhte kurrë. Natyrisht kërkoj sërish ndjesë publike, mora dhe përgjegjësinë personale. U mendua që për ekspozimin e këtij kostumi, këtij materiali interpretativ, të shoqëruar me armë të periudhës së kohës, të viteve 1900. U mendua që të shfaqej ky kostum me këto armë të periudhës për hir të kësaj ekspozite. U mendua, u gjykua shumë gabimisht nga një punonjës, ciceron i muzeut të bënte një ndërhyrje artistike që shkoi për keq. Gjithë ajo pamje që rrëmbeu të gjitha rrjetet dhe vëmendjen. pasi thelbi ishte te mesazhi që ne donim të jepnim për rëndësinë e lëvizjeve dhe luftëtarëve të Rilindjes kombëtare dhe luftës nacionalçlirimtare, e mori një detaj shumë i gabuar dhe i parëndësishëm për atë çfarë ne donim të përcillnim.

Ajo pamje e atij manekini që nuk ka qenë as statujë, as pasuri kulturore, as vepër arti në dru, që u ndërhy dhe u prish imazhi, ka qëndruar thjesht 15 minuta pasi unë e kam konstatuar.

Nuk ka qëndruar as 15 minuta e ekspozuar në vendin ku menduan të ekspozonim. Por pamjet ishim marrë dhe rrjetet bënë punën e tyre. Ndjesë, ndjesë. Mora përgjegjësinë personale, kam dhënë dorëheqjen time dhe besoj se do të më mirëkuptojnë të gjithë për atë çfarë ndodhi.

Ditën e ekspozitës, ne e rinxorëm pas rreth 35-40 vitesh të harruara në bodrumet e kalasë. Edhe vepra arti dhe kultura, për të cilat u përkujdesëm dhe me specialistë kuratorë, që portretizonin vetë figurën e Çerçiz Topullit, të luftës së tij për lirinë dhe pavarësinë së bashku me çeton e mashkullores, e përjetësuar dhe në histori por edhe në ato vepra që ishin të lëna në errësirën e bodrumit të kalasë.

Top Channel