Diaspora shqiptare voton në përfaqësitë diplomatike të Kosovës! Si po ecën procesi, deri në orën 11:00 votuan 21.60 %

08/02/2025 12:36

Diaspora shqiptare e Kosovës voton sot. Të gjitha qendrat e votimit jashtë vendit janë hapur, përveç dy përfaqësive në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe dy në Kanada, ku procesi i votimit do të nisë në orën 13:00 sipas orës lokale.

Këtë të shtunë votohet në 43 vendvotime në 30 përfaqësi diplomatike të Republikës së Kosovës që janë në 19 shtete të Evropës dhe SHBA e Kanada.

Të drejtë vote kane 20,324 shtetas të Republikës së Kosovës të cilët janë regjistruar si votues jashtë vendit dhe kanë përzgjedhur mënyrën e votimit fizikisht në përfaqësitë diplomatike.

Deri në orën 11:00 në përfaqësitë diplomatike kanë votuar 21.60 për qind. Kryesuesi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Kreshnik Radoniqi ka njoftuar se procesi i votimit po zhvillohet pa ndonjë pengesë.

“Ju njoftojmë se nga komunikimi i vazhdueshëm me përfaqësitë diplomatike, procesi i votimit është duke u zhvilluar pa ndonjë pengesë. Gjithashtu ju njoftojmë se kemi pranuar të dhënat e para të pjesëmarrjes së votuesve në votime deri në orën 11:00. Nga 20 mijë e 324 votues të regjistruar për të votuar në përfaqësitë diplomatike deri në orën 11:00 kanë votuar 4390 votues, apo 21.60 për qind”, deklaroi ai.

Gjermania ka numrin më të lartë të diasporës që është e regjistruar për të votuar në përfaqësitë diplomatike të Kosovës që janë gjashtë gjithsej. Të regjistruar si votues janë 9,166 shtetas të Kosovës për të votuar në përfaqësitë diplomatike në këtë shtet.

Londër, të drejtë vote kanë 1020 persona të regjistruar si votues jashtë vendit.

Zvicër ku ka një numër të lartë të diasporës shqiptare kanë të drejtë vote 3901 persona të regjistruar si votues jashtë vendit. Votimi në Zvicër bëhet në tre qendra votimi, në Ambasadën e Kosovës në Bernë, në konsullatën në Cyrih dhe në Konsullatën në Gjenevë.

Votimi në Francë mbahet në dy qendra të votimit, në Paris dhe Strasburg.  Në Ambasadën e Kosovës në Paris kanë të drejtë vote 320 persona dhe në Konsullatën në Strasburg 656 persona të regjistruar si votues jashtë vendit.

Kroaci kanë të drejtë vote 153 persona. Në Ambasadën në Bruksel, kanë të drejtë vote 960 persona.

Votohet në këto ambasada dhe konsullata sot:  Gjermani (Berlin – ambasadë; Frankurt – konsullatë; Duseldorf – konsullatë; Munih – konsullatë; Shtutgart – konsullatë; Hamburg – konsullatë); Zvicër (Bernë – ambasadë; Gjenevë – konsullatë; Cyrih – konsullatë); Mbretëri e Bashkuar (Londër – ambasadë); Belgjikë (Bruksel – ambasadë); Austri (Vjenë – ambasadë); ShBA (Ëashington – ambasadë; New York – konsullatë); Francë (Paris – ambasadë; Strasbourg – konsullatë); Itali (Romë – ambasadë; Milano – konsullatë); Kanadë (Otavë – ambasadë; Toronto – konsullatë); Turqi (Stamboll – konsullatë); Norvegji (Oslo – ambasadë); Slloveni (Lubjanë – ambasadë); Suedi (Stokholm – ambasadë); Danimarkë (Kopenhagë – konsullatë); Kroaci (Zagreb – ambasadë); Holandë (Hagë – ambasadë); Çeki (Pragë – ambasadë); Hungari (Budapest – ambasadë); dhe Maqedoni e Veriut (Shkup – ambasadë).

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA