Edhe pse mbetemi ende ne shifra te larta duke se situata epidemiologjike ka nisur te përmirësohet.

Në javën e pestë të këtij viti ka një rënie të lehtë të numrit të personave të raportuar të prekur nga viruset dhe virozat në qarkullim.

Janë pothuajse 800 me pak dhe kështu kurba ka nisur zbritjen duke iu larguar pikut sikundër duket në vijën e kuqe në këtë grafik. Në javën pestë janë raportuar 22 506 persona të prekur ndërkohë që një javë para saj ishin raportuar 23 397 persona.

Ndërkohë nëpër qendrës shëndetësore, dhe  spitalet që trajtojnë infeksionet respriatore situata është e ngarkuar pasi fëmijë e të rritur kanë manifetsuar simptoma disi më të rënda këtë vit. Siç dhe duket në grafik fëmijët e moshës 0-1 vjeç por edhe ata nga 1 deri ne 4 vjeç janë më të prekurit.

Epidemiologet sqarojnë se nëntipi i virusit A ai H3N2  por edhe gripi i tipit B ka shkaktuar temperature te larte te pacientet. Por në vend krahas viruseve të gripit dhe viroza te shumta ka qarkulluar edhe virusi respiratora sinsicial dhe shumë më pak Covid.

Nisur edhe nga eksperienca e viteve te kaluara piku i qarkullimit te viruseve sezonal është arritur në javën e parë të muajit shkurt e të shpresojmë që kurba e infeksioneve nuk do të devijojë nga zbritja.

Mjekët thonë se kujdesi si tek fëmijët, por edhe tek te rriturit, veçanërisht tek të sëmurët kronikë nuk duhet ndalur pasi viruset vazhdojnë të qarkullojnë me intensitet të lartë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA