Mediat italiane por edhe në Francë theksojnë se Napoli është në kontakt me agjentin e futbollistit shqiptar të Kosovës, Edon Zhegrova, për mundësinë e një transferimi në “Stadio Maradona”, si zëvendësues i Khvicha Kvaratskhelia.
Sipas ekspertit të transferimeve të “Sky Sport”, Florian Plettenberg, si dhe “Le Parisien” dhe “CalcioNapoli.it”, napoletanët janë në kontakt me përfaqësuesit e Zhegrovës, por Lille aktualisht nuk dëshiron ta lejojë 25-vjeçarin të largohet në janar.
“Le Parisien”, i cituar nga “CalcioNapoli”, pohon se tashmë ekziston një marrëveshje personale me Zhegrovën, por ende mbetet një hendek për t’u mbyllur midis dy klubeve.
Presidentit të klubit francez, Olivier Letang, shprehet se asnjë nga lojtarët e rëndësishëm të klubit, ku bënë pjesë dhe Zhegrova, nuk do të largohet përpara fundit të sezonit.
Kështu, Napoli po mendon dhe Alejandro Garnachon e Manchester United si një zëvendësues të denjë të Kvaratskelias, i cili shumë shpejt pritet të prezantohet në Paris.
Top Channel