Një aventurë e re do të nisë pjesën e dytë të këtij sezoni për 19-vjeçarin shqiptar, Arijon Ibrahimovic.
Sulmuesi nën pronësi të Bayernit është huazuar drejt Lazios për pjesën e mbetur të sezonit
Kjo është aventura e dytë në Itali për 19-vjeçarin nga Kosova, i cili sezonin e kaluar luajti në radhët e Frosinones, teksa kësaj radhe do të provojë veten në një skuadër më të madhe.
Operacioni përfaqëson një marrëveshje huazimi me të drejtë blerje të vendosur në 8 milionë euro, ndërsa Bayern vendosi një klauzolë rikthimi të ulur në 20 milionë.
Ibrahimovic është lojtari i radhës shqiptar ë bashkohet me skuadrën e Lazios, ku në këtë ekip mund të kujtohen emra si Igli Tare, Lorik Cana, Etrit Berisha dhe Elseid Hysaj.
Deri më tani, Ibrahimovic ka zhvilluar dy ndeshje me skuadrën U20 të Gjermanisë, teksa ende nuk ka zgjedhur se cilën kombëtare do të përfaqësojë.
𝐀𝐫𝐢𝐣𝐨𝐧 𝐈𝐛𝐫𝐚𝐡𝐢𝐦𝐨𝐯𝐢𝐜́ 📣
Welcome, Arijon 🤝#CMonEagles 🦅 pic.twitter.com/caywxT0Mq7— S.S.Lazio (@OfficialSSLazio) January 13, 2025
Top Channel