“Në Kuadër të Dashurisë”, nga 25 Dhjetori, vjen në kanalin e Top Channel në YouTube

23/12/2024 14:32

“Në Kuadër të Dashurisë”, ishte filmi i parë i prodhuar nga Top Media, realizimi i parë i Top Channel Films. Ky projekt bëri bashkë disa nga aktorët më profesionistë dhe personazhet më në zë të momentit dhe arriti që të korrë një sukses të jashtëzakonshëm.

Që kur u paralajmërua se ky film ishte në proces xhirimi, vëmendja ka qenë e menjëhershme. “Në Kuadër të Dashurisë” mori të gjithë dashurinë e audiencës së gjerë të çdo moshe. Kjo për shkak të kastit të mrekullueshëm të aktorëve, por dhe për përmbajtjen e tij.

Historia e një çifti të martuar prej 10 vitesh (Olta Gixhari dhe Luiz Ejlli), të cilët vendosin t’i japin fund lidhjes së tyre pa kuptuar pasojat e kësaj ndarjeje për familjet e tyre. Vendimi për t’u ndarë do t’i bëjë ata të njohin kufijtë e njëri-tjetrit dhe të dashurve të tyre në situata plot humor dhe dashuri. Sepse kur dashuria është ende aty, asgjë nuk është e pamundur.

Filmi theu çdo rekord shikueshmërie, shitje biletash, impakt tek publiku dhe solli padyshim një frymë të re dhe inovatore në kinematografinë e sotme shqiptare. Tani një lajm i mirë vjen për të gjithë ju dashamirësit e filmit. “Në Kuadër të Dashurisë” vjen nga 25 Dhjetori, ora 21:00, në kanalin zyrtar të Top Channel në YouTube!

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA