36-vjeçarja u gjet e pajetë në dhomën e gjumit, partneri i saj dorëzohet pas krimit të rëndë: Ajo më sulmoi me thikë
Një person është vrarë dhe pesë të tjerë janë plagosur nga të shtënat me armë në periferi të Parisit, ngjarje të cilën presidenti francez Emmanuel Macron e ka cilësuar si një “sulm terrorist racist”.
Autori i dyshuar është arrestuar, ndërsa çështja po hetohet nga autoritetet franceze.
Sipas The Guardian, sulmi nisi të premten në Trappes dhe vijoi në zonën e La Verrière, në perëndim të Parisit. Brenda rreth 15 minutash, autori dyshohet se hapi zjarr në disa vende. Mes pesë të plagosurve është edhe një vajzë 12-vjeçare, ndërsa tre prej të plagosurve raportohet se janë në gjendje të rëndë.
Pas ngjarjes, Macron shkoi në Trappes, ku e përshkroi sulmin si një “pikë kthese” për Republikën franceze dhe e cilësoi atë terrorist dhe me motive raciste.
Kryebashkiaku i Trappes, Ali Rabeh, tha se i dyshuari lëvizte me një automjet “Renault Clio” ngjyrë gri dhe qëllonte ndaj personave që haste gjatë rrugës.
Të shtënat u regjistruan në disa pika, mes tyre pranë një karburanti, një qendre mjekësore dhe një këndi lojërash për fëmijë.
Autoritetet franceze po vijojnë hetimet për të përcaktuar rrethanat e plota dhe motivin e sulmit.
Top Channel