Në Fshatin Mujaj të Hasit kanë mbetur vetëm tre familje.
Fatjon Xhebexhia është 37 vjeç ai thitë se do të merret me mbarështimin e dhisë së Hasit pasi gjysi ia ka lënë amanrt dhe kurrë mos ta lërë pas dore blegtorinë.
Fationi thotë se dikur ka emigruar dhe u kthyer përsëri pasi e do shumë vendlindjen dhe se kurrë nuk do ta braktisë atë edhe pse rruga e keqe i ka larguar pothuajse të gjithë nga ky fshat.
Gazetarja, Rudina Muça: Dhia e Hasit është e veçante pasi ajo del jashtë në 365 ditë të vitit, e gjen ushqimin në natyre edhe atëherë kur bora shkon mbi 60 centimetra. Fatjon del çdo ditë në mal ?
Fermeri, Fatjon Xhebexhia: Çdo ditë pasi ajo nëse rri brenda stresohet. Mjafton në ditët me borë edhe dy orë të rrinë jashtë dhe qetësohet.
Gazetarja, Rudina Muça: Dhia është një kafshë shumë e veçantë sidomos kur mban në dorë ushqimin e saj të preferuar.
Fermeri, Fatjon Xhebexhia: Të gjitha kanë ikur nga fshati prej rrugës, por unë nuk e lë kurrë e dua këtë vend.
Top Channel