Ekspozita “Paraja” në Gjirokastër, një shekull histori financiare dhe kombëtare e Bankës së Shqipërisë

28/04/2026 12:36

Ekspozita “Paraja rrëfen: 100 vjet jetë dhe ngjarje, Banka e Shqipërisë (1925–2025)” ka mbërritur në Gjirokastër, duke sjellë për publikun një udhëtim unik nëpër një shekull histori financiare dhe kombëtare.

E organizuar nga Muzeu i Bankës së Shqipërisë në bashkëpunim me Instituti Italian i Kulturës, ekspozita ndërthur elementë të rrallë historikë me zhvillimet kryesore politike, ekonomike dhe gjeopolitike që kanë shoqëruar vendin gjatë këtyre 100 viteve.

Vizitorët kanë mundësinë të njihen nga afër me monedha dhe kartëmonedha të rralla, dokumente arkivore dhe objekte origjinale që pasqyrojnë evolucionin e parasë shqiptare ndër vite.

Një vëmendje e veçantë i kushtohet edhe arkitekturës së viteve ’30, proceseve të prodhimit të parasë, si dhe trashëgimisë numizmatike shqiptare.

Ekspozita është vendosur në ambientet e Muzeu i Kalasë së Gjirokastrës dhe do të qëndrojë e hapur për publikun gjatë gjithë kësaj jave, duke ofruar një eksperiencë edukative dhe kulturore për të gjitha grupmoshat.

 

Top Channel