Lufta Nacional Çlirimtare arriti ta rendiste Shqipërinë me vendet fituese të Luftës së Dytë Botërore.
Kjo luftë e dërgoi Shqipërinë në Konferencën e Paqes së Parisit si një vend aleat i anglo-amerikanëve dhe sovjetikëve.
Historiani Pëllumb Xhufi në një intervistë me gazetaren Doris Sallaku për “Exlusive”, tregon se Shqipëria mbijetoi si shtet me territorin që kishte, pati një ushtri goxha të fortë edhe serioze pa të cilat një shtet nuk bën dot por pati defekte të tjera të mëdha.
“Ja vlejti që ç’ke me të dhe do thosha dhe që hovi i madh që u bë mos harrojmë që kishte shumë idealizëm në atë kohë. Edhe mbas luftës të rinjtë kishin idealizëm. U bënë kapërcime, u dogjën etapa të prapambetjes të jashtëzakonshme. Një vend me 90% analfabetë, një vend me as 1 milionë banorë vajti u bë me 3 milion e gjysmë. Zhvillimi i arsimit, zhvillimi i infrastrukturës bujqësore, zhvillimi i industrisë që nuk kishte fare industri. Këto janë hapa pozitive që u bënë gjithsesi në atë regjim, ama pati probleme të mëdha në çështjen e të drejtave të njeriut të represionit kundër kundërshtareve, qofshin ata pasardhës po themi të familjeve me origjinë të themi balliste apo legaliste qofshin ata edhe komunist që nuk binin dakord me linjën zyrtare të partisë së punës. Kjo padyshim ishte një gjë e madhe, politikat ekonomike sidomos pas viteve 70, ai aktivizimi gjithçkaje, zhdukje e pronës private deri te cm I fundit, të gjitha këto patën pasoja dhe në ekonominë e vendit. Megjithatë Shqipëria mbijetoi si shtet me territorin që kishte, pati një ushtri goxha të fortë edhe serioze pa të cilat një shtet nuk bën dot por pati defekte të tjera të mëdha”.
Historiania Nevila Nika tregon:
“Nuk ka asnjë diskutim që ja vlejti, nëse nuk do ta kishim bërë do të ishim mbuluar me turp ne që kishim luftuar dhe kishim dhënë shembullin e famshëm të shek të 15 me Gjergj Kastriotin.Lufta e dytë botërore, atë që ne bëmë si popull përpjekjet tona aq sa kishim mundësi, u rreshtuam krah aleatëve. Ajo çka u bë, lufta e partizanit të thjeshtë, e kishin ënë shtëpitë të gjitha për të luftuar, natyrisht duhen vlerësuar maksimalisht sepse askush nuk e dinte nëse do kthehej gjallë dhe kjo sakrificë e tyre unë gjykoj që u nëpërkëmbë. Një pjese jo e e vogël e atyre që sakrifikuan gjithçka, edhe bukën e gojës. Peza u dogj dy herë dhe dy herë banorët e Tiranës i kanë mbajtur me bukë. Mbas luftës pastaj kuptohet që ajo historia apo barsoleta që tregohej që dikujt mbas shumë lutjesh nuk i jepnin një autorizim për shtëpi dhe i thoshin që ti ke pasur vëllanë ballist, ai i shkreti tha: po vëllait tim ja keni dhënë, epo ai e ka pasur vëllain komunist. Pështjellimi që erdhi nuk ishte i mirë.
Top Channel